Tirana
few clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
56 %
4.6kmh
20 %
Sht
5 °
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Mario Ashiku, një dashuri, shanse të dyta dhe një jetë e jetuar bukur (Si vetë ai)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga SUADA DACI

Malësori Lekë tek filmi “Toka Jonë” prodhim i vitit 1964, apo Shpend Dragobia tek filmi që na shfaqet çdo fundvit për festat e Nëntorit, tek “Nëntori i Dytë” është një ndër personazhet e rrallë të kinematografisë shqiptare. I lindur në Shkodër në 1939, sot në moshën 84 vjeçare e ruan atë bukurinë fizike të dikurshme, por më së shumti, të ngjit bukuria e tij shpirtërore.

Në këtë rrëfim të gjatë për Revistën Newsbomb. al, Mario Ashiku, personazhi karizmatik i kinematografisë që erdhi rastësisht në ekranin e vogël pasi u përzgjodh nga shkolla e sporteve, vuri një gur të rëndësishëm në gdhendjen e personazheve të dashur për publikun. Shok banke me Vaçe Zelën dhe mik me Lasgush Poradecin, djaloshi i pashëm n’a rrëfen mes kujtimesh kohën e bukur që kaloi në Moskë me filmin “Furtuna” dhe rrugën drejt artit shqiptar.

Nuk e mbaj mend ekzaktësisht numrin e personazheve që kam arritur të intervistojë deri tani ama di të them që Mario Ashiku është personaliteti më i bukur (në pamje po e po, por edhe në shpirt). “Kot ke ardhur të më intervistosh, sepse ti i ditke të gjitha”, më thotë aktori i njohur, por jam e bindur që ashtu si unë edhe ju do të lexoni, rrëfime e kujtime tejet interesante të një legjende të gjallë të artit shqiptar.

Mario Ashikut nuk i është zbehur aspak bukuria e rinisë së tij, ai është sot 84 vjeç dhe ka një memorie brilante sepse kujton me detaje çdo episod fantastik (dhe jo vetëm) të karrierës së tij. Lindi në Shkodër në vitin 1939 dhe besoj se ua merr mendja sepse quhet “Mario”?!…

“Emrin ma ka vënë im atë. Në kohën kur linda unë emrat italianë kanë qenë shumë në modë edhe kjo ka qenë arsyeja. Shumë vite më pas një gazetare më ka thënë që nuk e kishte dëgjuar kurrë emrin tim dhe unë i tregova një histori. Kam punuar në Brakë dhe aty dëgjoje vetëm emrin “Mario” kështu që nuk është ndonjë emër kaq i veçantë i thashë… Ndërsa “Ashiku” është fjalë turke, që domethënë (qejfli) por nuk e kam justifikuar aspak mbiemrin tim”, thotë me humorin e tij tipik shkodran Mario Ashiku.

Revista Newsbomb.al vjen në numrin e shtatëmbëdhjetë dhe nga sot, datë 20 janar, mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Më shumë


spot_img









spot_img