Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Marinsi amerikan merr gradën “Rreshter i Lartë”, ceremonia zhvillohet para bustit të Skënderbeut

Lajme të ngjashëm

Joseph Matti, kreu i Trupës së Marinsave të Ambasadës së SHBA në Tiranë, ka marrë rritje në gradë dhe është bërë “Rreshter i Lartë”, në një ceremoni të veçantë të zhvilluar para bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ambasada amerikane thotë se ky vend është zgjedhur pikërisht sepse Skënderbeu përfaqëson të njëjtat vlera nderi, guximi dhe përkushtimi që mishërojnë marinsat amerikanë teksa mbrojnë ambasadat e SHBA në mbarë botën.

“Kreu i Trupës së Marinsave të ambasadës së SHBA në Tiranë Joseph Matti u rrit në gradën Rreshter i Lartë sot gjatë një ceremonie të veçantë në Sheshin Skënderbej, ku mori pjesë edhe ambasadorja Kim.

Heroi kombëtar i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, përfaqëson të njëjtat vlera nderi, guximi dhe përkushtimi që mishërojnë marinsat amerikanë teksa mbrojnë ambasadat e SHBA në mbarë botën. Urime, Rreshter i Lartë Matti”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.

 


Më shumë