Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Marina më e madhe e Mesdheut”, Rama flet për portin turistik të Durrësit: Ideja ishte e hershme, por nuk kishte investitorë të jepnin 200-300 milionë euro, do të hapë 12 mijë vende pune

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e6eb511dbf3b98f1a4079140cd4e1459

Kryeministri Edi Rama ka folur për portin turistik të Durrësit, që do të ndërtohet nga kompania “AMAAR” aty ku është porti aktual, ndërkohë që porti i mallrave do të ndërtohet në Porto Romano.

Rama u shpreh se kompania i ka thënë se porti i ri do të jetë “Marina më e madhe e Mesdheut”, ndërsa shtoi se ideja për ta kthyer portin në Marinë ka qenë e hershme, por nuk ka patur investitorë që të investonin të paktën 200-300 milionë euro. Ai shtoi se punimet do të fillojnë së shpejti, pasi projekti është gati.

“Durrësi duhet të çlirohet nga gjithë ai aktivitet intensiv ngarkim-shkarkimesh të mallrave në zemër të tij. Është një port 2400 vjeçar. Durrësi është i lidhur ngushtë me turizmin, që në Durrës ka të ardhme sepse qyteti ka vlera të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, ka një kapacitet mikpritës dhe një kuzhinë gjithmonë e më të sofistikuar. Nuk mundet më që në zemrën e vet të ketë një port që është i tejkaluar nga vetë koha. Durrësi është një qytet-port i shqipërisë dhe nëse port ii mallrave nuk mund të jetë në zemër të qytetit, është e domosdoshme që zemra e qytetit të çlirohet nga gjithë ai aktivitet të natyrës mjedisore që ai aktivitet krijon.

Hapësirat dhe aktivitetet e portit aktual janë ato që janë. Kemi pasur disda tentative për të filluar me zonën industrial, që në fakt tani do të lidhet me protin e ri të mallrave në Durrës, por që nuk janë finalizuar për shumë arsye. Sot kemi një nga kompanitë më të mëdha të botës, që jo vetëm e ka shprehur dëshirën por ka dorëzuar edhe projektin e fazës së parë të portit turistik të Durrësit. Nuk mund të imagjinohej që nëj kompani e këtyre përmasave të vinte e të shprehte interes për të transformuar portin e Durrësit. Ata thonë që do jetë Marina më e madhe e Mesdheut. Ideja për ta bërë Marinë portin e Durrësit ka qenë një ide e hershme, por nuk ka funkdionuar sepse investitorë që të hidhnin jo 2 miliardë, por 200-300 milionë euro, nuk gjendeshin.

Masterpplani për transformimin e portit është aty. Kontratat e lidhura që janë koncesionare me kompani si ju apo kompanitë e tjera, janë marrëveshje të palëvizshme të shtetit shqiptar. Kompanitë do të spostohen në portin tjetër me të njëjtat kontrata dhe të njëjtat kushte, edhe pse porti tjetër do të jetë me një perspektuivë zhvillimi që në volume do të jetë më i madh. Në portin tjetër kufiri do të vendoset më larg, do të jetë i lidhur me aktivitetein e hekurudhave. Hekurudha Tiranë-Durrës është gati për të filluar, presim miratimin e fondit për hekurudhën Durrës-Hani i Hotit që lidhet me portin dhe projekti tjetër i hekurudhës Durrës-Prishtinë.  Na duhet të ndërtojmë një port që të jetë aty për dekada. Duhet patur shumë kujdes kur flasim për kohën. Duhet bërë një projekt i mirë dhe më pas me procedurat. Procesi i aeroportit i Vlorës na u vonua për disa arsye. Kemi punuar intensivisht për të gjithë aspektet e arkitekturës tekniko-financiare të portit, jemi në përfundim dhe na duhet të marrim një vendim, nëse do e ndërtojmë vetë apo do të dalim në një garë ndërkombëtare. Faza e parë e portit turistik duhet të fillojë së shpejti. Bëhet fjalë për një qytetet të ri brenda qyteti, që do ofrojë 12 mijë vende pune. Do të jetë me të njëjtat standarde siç është në Dubai. Nuk bëhet fjalë për punësim fason, bëhet fjalë për punësim me paga shumë më të mira që janë sot. Bëhet fjalë për një investim rreth 2 miliardë dollarë”, tha Rama.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img