
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit, kineastit Kristaq Dhami.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se u nda fizikisht prej nesh babai i kinematografisë shqiptare dhe se Dhamo do të mbetet i pavdekshëm në historinë e filmit shqiptar.
“Sot u nda fizikisht prej nesh babai i kinematografisë shqiptare, regjisori i filmit të parë artistik shqiptar me metrazh të gjatë, kineasti vizionar, artisti që na bëri të ëndërrojmë atëherë kur ëndrrat dukeshin aq të largëta; një shkollë për të gjitha brezat e rinj.. mjeshtri Kristaq Dhamo!
Gur themeli, që do të mbetet i pavdekshëm në historinë e filmit shqiptar!” shkruan Margariti.