Hapësire reklamuese

Aktualitet

Maratona sensibilizuese kundër kancerit kolorektal

Shkruar nga Newsbomb
Maratona sensibilizuese kundër kancerit kolorektal

Një stil jetese me aktivitet fizik, ushqim të shëndetshëm si dhe kontrollet periodike shëndetësore parandalojnë sëmundjet. Informo, ndërgjegjëso, parandalo! Ky ishte qëllimi i maratonës sensibilizuese ndaj kancerit kolorektal që Spitali Amerikan në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit zhvilloi sot në muajin dedikuar luftës kundër kësaj sëmundje të rrezikshme, aktivitet ku ishte e pranishme edhe nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Keti Luarasi.

Në fillim të aktivitetit, Kryemjekja e Spitalit Amerikan, Dr.Shk. Lida Shosha foli mbi rëndësinë e ekzaminimit në kohë të sëmundjes si dhe dha disa këshilla e rekomandime për qytetarët, në mbrojtje të shëndetit të tyre.

Nga ana e saj nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Keti Luarasi theksoi se veprimtari të tilla sensibilizuese mbi shëndetin janë me shumë vlerë për të gjithë, si dhe falenderoi Spitalin Amerikan për nisma të tilla.

Marsi është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit kolorektal dhe ngjyra blu simbolizon përkujtimin e jetëve të humbura nga kanceri kolorektal dhe shpresën për një të ardhme pa tumor.

Disa informacione mbi kancerin kolorektal:

Meshkujt dhe femrat kanë të njëjtin risk për t’u prekur nga kanceri kolorektal

Kanceri kolorektal shpesh nuk shfaq simptoma të dukshme

Personat me histori familjare të kancerit kolorektal janë më të riskuar për t’u prekur nga ky tumor dhe kolonoskopia, në këtë kategori, duhet bërë mbi 40 vjeç

Kanceri kolorektal mund të trajtohet dhe kurohet nëse diagnostikohet herët

Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë!

Nëse jeni mbi 50 vjeç, kryeni kolonoskopi dhe Check Up-in Sot! Mbroni shëndetin tuaj!

Më mirë të parandalosh se të kurosh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese