Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Maratona e Tiranës, përfundon garën Luiza Gega, ja vendi që merr

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vijon gara e edicionit të tretë të Maratonës së Tiranës. Garuesit e parë kanë përfunduar vrapimin. Një ndër to është edhe Luiza Gega. Kjo e fundit garonte në kategorinë 21 kilometra dhe ka fituar vendin e dytë.

“Është dicka shumë e këndshme. Maratona ka një mesazh të rëndësishëm nuk është vetëm fitorja, por ta nisësh një rrugë dhe ta çosh atë deri në fund.Njerëzit dhe këtu tek ne kanë kuptuar që sporti është shëndet mbi të gjitha. Sigurisht është një sfidë në radhë të parë me veten dhe këtë duhet të kenë të gjithë njerëzit parasysh që sfidën më të madhe e kanë me veten e tyre. Më vjen shumë mirë që sot ka kaq shumë njerëz.  Nuk mund të lë që të mos marr pjesë në një maratonë të tillë dhe më në fund jam shumë e lumtur që Tirana ka një maratonë të tillë ashtu si të gjithë kryeqytet e botës dhe ne kemi maratonë tonë dhe kur mund të marrin pjesë të gjithë kategoritë e personave, jo vetëm ata elitë por edhe ata që garojnë për qejf”, u shpreh Gega për Report Tv.  

Gara përfundon në orën 14:00, kohë ku edhe do u jepen çmimet fituesve.

Më shumë




spot_img








spot_img