Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Maratona e fundit e Saimir Tahirit, ish-ministri 6 orë brenda në sallën e gjyqit, simpatizantja e pret përjashta: Është gjigand

spot_img

Lajme të ngjashëm

3a1effbc6685f4c8aec484f653548b14

Seanca maratonë, e fundit për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri ka nisur që prej orës 10:00 të mëngjesit në Gjykatën e Posaçme të Apelit dhe ende nuk ka përfunduar.

Simpatizantja që e suprizoi në fillim të gjyqit, pasi kishte veshur një bluze në të cilën ka stampuar foton e saj së bashku me ish ministrin e Brendshëm, ku shkruhet “Gjigandi Saimir Tahiri”, ende nuk është larguar nga ambientet e Gjykatës dhe po pret derisa të merret vendimi për të.

Jashtë ambienteve të Gjykatës ajo shprehet se pret që Tahiri të shpallet i pafajshëm dhe shpreson që ai t’i futet sërish politikës. “Është njeriu më  i mirë në botë. Është gjigand. Pres pafajësinë e Tahirit. Mezi po e presim angazhimin e tij në politikë, i gjithë Kombinati po e pret”, tha ajo.

Kujtojmë se sot merret vendimi për Tahirin, të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe u dënua me 3 vite shërbim prove, por avokatët e Tahirit e apeluan dhe tashmë çështja i ka kaluar Gjykatës së Posaçme të Apelit. 

Më shumë

spot_img