Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Marash Kumbulla merr ‘HAK’ për Tiranën, gol me vlerë 3 pikë në debutimin Europian (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Marash Kumbulla

Debutim ëndrrash për Marash Kumbullën në Europë.  

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte fantastik me Romën e tij, e cila mposhti me përmbysje 2-1 Young Boys në transfertë në takimin e parë të fazës së grupeve të Europa League.

Kumbulla e nisi si titullar takimin ndaj rivalit që ‘preu’ në mes ëndrrën e skuadrës shqiptare, Tiranës për të qënë pjesë e grupeve të Europa Legue.

Ishin zvicerianët ata që kaluan të parët në avantazh, por italianët reaguan në pjesën e dytë, falë edhe golit të Kumbullës.

Qendërmbrojtësi shndërroi në gol një krosim pa shumë pretendime nga Mikhitaryan, duke shënuar për 2-1 dhe duke i dhënë fitoren verdhekuqve, që merr vendin e parë në grupin A me 3 pikë. Ky ishte goli i parë i Kumbullës me fanellën e Romës, me të cilën firmosi në shtatorin e këtij viti për 32 mln euro nga Hellas Verona.
 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll