Hapësire reklamuese

Sporti

Maradona në gjendje të rëndë pas fitores së Argjentinës (Video)

Shkruar nga Newsbomb

Ylli i futbollit botëror, Diego Armando Maradona është filmuar në gjendje të rëndë pas fitores së Argjentinës në ndeshjen kundër Nigerisë.

 

Maradona, i cili ka shpërthyer nga gëzimi gjatë dy golave të kombëtares argjentinase, është parë të konfrontohet në distancë me disa fansa të cilëve u ka treguar gishtin e mesit.

Megjithatë pas ndeshjes ai është transportuar jashtë shkallëve të stadiumit nga dy persona të cilët e mbajnë nga krahët.

Në media po spekulohet për abuzim me substanca dehëse, deri te gjendje jo e mirë shëndetësore e legjendës së futbollit, shkaktuar nga emocionet e forta për avancimin e Argjentinës nga faza e grupeve.

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll