Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

“Maqedonia po Albanizohet me rritëm të shpejtë. Ivanov u çmend”

Lajme të ngjashëm

Avokat Spartak Ngjela shprehet optimist se shqiptarët e Maqedonisë po marrin vendin e tyre në tokën e tyre të grabitur nga padrejtësitë.

Ngjela thotë se “Presidenti maqedonas, Ivanov, u çmend”, ndërsa për partinë LSDM me lider Zoran Zaeve shkruan se “anë në të shumicë shqiptarët ortodoksë që janë deklaruar sllavë”.

Ngjela në Facebook:

Maqedonia po shkon me rritëm të shpejtë drejt Albanizimit të saj.

Shqiptarët përfundimisht po marrin vendin e tyre ne tokën e tyre, dhe në shtetin e grabitur nga padrejtësitë e 150 vjetëve.

Presidenti maqedonas, Ivanov, u çmend.

Po partia maqedonase që përkrah shqiptatët çfarë është? Janë në të shumicë shqiptarët ortodoksë që janë deklaruar sllavë.

Po Maqedonia e lashte e Aleksandri të madh ç’ka qenë?

Ilirishtja dhe maqedonishtja e asaj kohe kanë qënë dialekte të një gjuhe?

Po çfarë lidhje kanë sllavët e sotëm me Maqedoninë e Aleksandrit? Nuk kanë asnjë lidhe, këta kanë ardhur në Gadishullin Ilirik në Shekullin e VII – të. E vetmja lidhje, janë shqiptarët, të cilët një president sllav, Ivanov, i quan të huaj në tokën e tyre 2500 vjeçare. Qeshni me injorancën!… Se shqiptarët sot janë shumë të fortë.


Më shumë