Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Maqedonia e Veriut miraton ligjin për ndërtimin e Koridorit 8, do kalojë në Gostivar e Strugë, dhe do të dalë në Qafë Thanë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar dje Ligjin për ndërtimin e Korridorit 8. Tenderin për projektimin dhe ndërtimin e Koridorit 8 e ka fituar kompania amerikane Bechtel & Enka, e njëjta që ndërtoi Rrugën e Kombit në Shqipëri.

Korridori 8 do të lidhet në Tetovë – Gostivar – Kërçovë – Trebeshinë – Strugë – Qafë Thanë.

Qeveria maqedonse ka premtuar disa herë që Koridori 8 do të përfundojë brenda këtij mandati, deri në vitin 2025.

Deputeti Vlado Misajlovski nga radhët e OBRM-PDUKM-së kërkoi tërheqjen e këtij ligji. Ai tha se duhet të përmirësohen shumë gjëra në ligj pasi me këtë përmbajtje do të ketë probleme gjatë realizimit të projektit.

“Ky ligj kushton me qindra miliona euro. Me këtë ligj do të ketë shumë probleme, ndërsa nëse është marrëveshje strategjike, pse nuk ka marrëveshje ndërkombëtare mes dy vendeve, edhe pse ka memorandum për bashkëpunim”, ka thënë Misajllovski.

Më shumë

spot_img
spot_img