Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Maqedonia e Veriut miratoi propozimin francez, Bushati: Erdhi momenti i shumëpritur, nisja e negociatave do ndihmojë në rritjen e besimit tek e ardhmja dhe për ndalimin e hemoragjisë demografike

Shkruar nga Newsbomb
Maqedonia e Veriut miratoi propozimin francez, Bushati: Erdhi momenti i

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Ditmir Bushati ka reaguar pasi Maqedonia e Veriut miratoi në Kuvend propozimin francez që i hap rrugën anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shrkuan se ky ëhstë një moment i shumë shumëpritur, për të organizuar Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

“Pas miratimit të propozimit të BE-së nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut, erdhi më në fund momenti i shumëpritur, që prej vendimmarjes së BE-së në Qershorin e vitit 2018, për të organizuar Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Konferenca e Parë Ndërqeveritare zyrtarizon fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ky akt i jep fund gjithashtu precedentit sfilitës e të panjohur më parë në procesin e zgjerimit ku një shtet mbahet si kolateral i një mosmarrëveshjeje midis një shteti anëtar të BE-së dhe një tjetri që aspiron anëtarësimin në BE. Duhet thënë me gojën plot se ky precedent u përdor padrejtësisht në kurriz të pritshmërive dhe ëndrrave tona për ta bërë një orë e më parë Shqipërinë vend anëtar të BE-së.

Megjithatë, nga sot e tutje analizën duhet ta nisim nga vetja, duke shtuar energjitë për reforma dhe përgjegjshmërinë për mirëkuptim politik, pasi rruga para nesh do të jetë edhe më sfiduese.

Kemi hyrë në dekadën e katërt të tranzicionit dhe është e domosdoshme që të përcaktojmë një objektiv konkret për anëtarësimin në BE.

Për gjatë tre dekadave tranzicion fillimisht eksperimentuam me “terapinë shock” dhe “çekun e bardhë”, me iluzionin se reformat vetzbatoheshin duke ushqyer përtacinë. Më pas, eksperimentuam “reformat standarde”, ku shkundja nga përtacia nënkuptonte thjesht përkthim dhe kopjim pa marrë parasysh nevojat tona.  Sot themi se disa reforma i bëjmë në bashkautorësi me partnerët ndërkombëtar, por pa pronësi.

Hendeku ynë zhvillimor me BE-në, më shumë sesa ekonomik, i ka rrënjët pikërisht tek mungesa e pronësisë së reformave që janë jetike për një shoqëri demokratike.

Qytetarët e zakonshëm të këtij vendi e dinë mirë që jeta e tyre nuk do të ndryshojë si me magji të nesërmen e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE. Ata e dinë gjithashtu po aq mirë se nuk do të negociojmë standardin europian. Por, ky proces i mundimshëm do të na shërbejë për arritjen e standardeve europiane.

Për të ndërtuar një ekonomi të dijes, që zgjeron bazën e mirëqënies në shoqëri, duke e vendosur theksin tek vlera që prodhon shumica e jo përfitimi i pakicës.

Për rritjen e besimit tek e ardhmja e vendit si ilaç për ndalimin e hemoragjisë demografike.

Për t’i bërë të gjitha fashat e shoqërisë protagoniste të transformimit demokratik të Shqipërisë.

Ky është testi i modernitetit për shoqërinë shqiptare që shkon përtej politikës së ditës. Ndaj na duhet para së gjithash të përcaktojmë një emërues të përbashkët, një “Pakt për Europën” sesi do të punojmë për të përmirësuar cilësinë dhe shpejtësinë e këtij procesi.

Shqipëria do të ishte në pararojën e vendeve të rajonit në procesin e anëtarësimit në BE, mbase edhe anëtare me Bullgarinë, Rumaninë e Kroacinë, nëse do të kishim krijuar kushtet për një klimë më përbashkuese politike, në këto tre dekada.

Për fatet e përbashkëta të Atdheut fjala kompromis nuk duhet konsideruar kurrë as si pazar i rëndomtë e as fjalë e ndyrë” shkruan BUSHATI.

Le ta mësojmë një herë e mirë se në këtë proces qeveritë kanë barrën kryesore, por përgjegjësia është e përbashkët. Ndërsa merita është vetëm e shqiptarëve. Që nuk kanë asnjë mëdyshje sa i përket kursit të Shqipërisë. Ne e dimë se duke qenë ata që jemi, europianë në shpirt dhe veprim, duam të jemi pjesë e BE-së dhe do të jemi pjesë e saj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll