Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Maqedonia e Veriut kërkon ndihmën e BE-së dhe NATO-s pas shpërthimit

Shkruar nga Newsbomb
Maqedonia e Veriut kërkon ndihmën e BE-së dhe NATO-s pas

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian dhe NATO-së për hetimin e zjarrit, i cili të mërkurën shpërtheu në spitalit modular në Tetovë, dhe për pasojë vdiqën 14 pacientë të sëmurë me koronavirus ndërsa 12 të tjerë u lënduan.

Zëvendëskryeministri maqedonas, Artan Grubi, tha se vendi ka nevojë për ndihmë të ekspertëve “për një hetim sa më të shpejtë dhe më të thellë që të mos lihet asnjë fije dyshimi apo të zbardhet gjithçka lidhur me këtë rast”.

Ai u prononcua edhe për vërejtjet që ishin paraqitur nga drejtuesit e Spitalit të Tetovës qysh në muajin prill për lëshime gjatë ndërtimit të këtij spitali.

Por, zëvendëskryeministri Grubi tha se në mbledhjen e Qeverisë është konstatuar se spitali ishte ngritur bazuar në standardet e nevojshme.

“Ky qëndrim u shpalos sot në mbledhjen e Qeverisë nga Ministria e Shëndetësisë. Drejtori ka dhënë sqarimet e duhura dhe vërejtjet e tij rreth spitalit modular në Tetovë. Bëhet fjalë për çështje teknike, këtë e tha drejtori dhe e konfirmoi edhe Ministri i Shëndetësisë për vërejtjet në muajin prill. Ministria tashmë ka dalë me qëndrimin se Qendra modulare ka qenë e ndërtuar me të gjitha standardet e nevojshme”, ka deklaruar mes tjerash zëvendëskryeministri Grubi.

Zjarri i së mërkurës besohet të jetë përhapur nga shpërthimi i bombolave të gazit apo oksigjenit.

Autoritetet kanë shpallur tri ditë zie si pasojë e këtij incidenti./REL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese