Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
0kmh
20 %
Hën
35 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
35 °
Pre
26 °
E hënë, 8 Gusht, 2022
spot_img

Maqedoni, reagon Zaev: Ivanov ka bërë grusht shteti për interesa kriminale

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Gjorgje ivanov me vendimin që të mos e jep mandatin, ka bërë grusht-shtet, duke e futur vendin në një krizë të thellë”, tha Zoran Zaev gjatë konferencës për shtyp, pasi Ivanov vendosi që të mos i jep mandatin për formimin e Qeverisë.

albsig

Zaev tha se me këtë, Ivanov  ka shkaktuar një krizë kushtetuese duke kundërshtuar vullnetin e popullit, nënshkrimet e 67 deputetëve, dhe duke u vënë në shërbim të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së.

“LSDM nuk do të lejojë që askush të luajë me ardhmërinë e vendit për interesa personale dhe kriminale. Koncepti që u mbështet nga qytetarët, është garancia e vetme për unitaritetin e vendit”, theksoi Zaev, i ciil po ashtu i ftoi qytetarët që të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve.

Gruevski po fundoset, theksoi Zaev, duke shtuar se nuk do ta lejojmë ta marrë edhe Maqedoninë me vete. Zaev ftoi Ivanovin ta tërheq këtë vendim pasi nuk ka të drejtë ta mohojë të drejtën e qytetarëve të shndërruar në 67 nënshkrime deputetësh. /ShenjaTv

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img