Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Maqedoni, dorëhiqet ministrja e Brendshme Jankullovska, shefi i Shërbimit Sekret dhe ministri i Transportit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministres.

Pas Jankullovskës, ka dhënë dorëheqjen shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski.

Dorëheqja e Jankullovskës vjen pas aksionit policorë që ndodhi në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë ku mbetën të vrarë 22 persona, mes tyre 8 policë. Sipas raportimeve të mediave maqedonase nga ministria e Brendshme e Maqedonisë kanë dhënë dorëheqjen edhe zyrtarë të tjerë por ende nuk bëhen të ditur emrat e tyre.

Mijalkov vendimin e tij me shkrim e ka njoftuar edhe kryeministrin Nikolla Gruevski. Kjo është letra e Mijakolvit drejtuar Nikolla Gruevskit:

“I nderuar Kryeministër,

Nderi më i madh në jetë është që t’i shërbejë atdheun tim Maqedonisë në pozitën e përgjegjshme.

Pozita që mu besua mua e kam kryer në mënyrë patriotike dhe me përgjegjësi, veçanërisht në interes të vendit dhe qytetarëve.

Qytetarët e dinë më së miri se Maqedonia ka suksese të shumta në fushën në të cilën unë veprova. Disa nga këto suksese ishin mit i vërtetë në bisedën në mes të qytetarëve, dhe i flisnin me krenari. Unë dua të shpreh mirënjohjen time për besimin dhe për që lejuar që të jen pjesë e ekipit, e cila sjell progres për vendin tonë dhe për të mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore.

Ju keni mbështetjen time të plotë. Në interes të Maqedonisë, duke parë se në qoftë se unë e bëj këtë do të ndihmojë në tejkalimin e krizës politike, të cilën e ka imponuar opozita me sjelljen e saj, duke pasur parasysh se e vërteta dhe argumentet janë në anën tonë dhe e gjitha me kalimin e kohës do të bëhet më e qartë. Unë dua t’ju informoj se kam dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Sigurimit dhe Kundërzbulimit”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Sasho Mijalkovit.

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi, ka mohuar zërat për dorëheqjen e tij. “As unë e asnjë ministër shqiptar nuk jemi dorëhequr për dallim nga kolegët tanë maqedonas. Nesër do të ketë seancë qeveritare për minstrat e rinj, në ora 13″, ka thënë ai.

Më shumë

spot_img
spot_img