Hapësire reklamuese

Rajoni

Manovra të rrezikshme mes Athinës, shqiptari tenton t'i arratiset policisë

Shkruar nga Newsbomb
Manovra të rrezikshme mes Athinës, shqiptari tenton t'i arratiset

Një shqiptar në Athinë në tentativë për t’i shpëtuar policisë, me makinë ka përplasur një automjet të parkuar, një këmbësor dhe në fund është përplasur me automjetin e policisë greke që i ishte vënë në ndjekje.

Sipas mediave greke, shqiptari ishte duke lëvizuar me shpëjtësi të lartë dhe po bënte manovra të rrezikshme me makinën që drejtonte në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit nga polcia.

Pas disa minutash ndjekje, një nga oficerët e policisë e ka qëlluar gomën e mjetit të tij dhe bënë të mundur ndalimin. Pas kontrollit në automjetin e tij iu gjetën rreth 16 kilogramë hashash.

Policia greke është vënë në ndjekje të shqiptarit pasi dyshohet se kishte 15 kilogramë kanabis. Nga ngjarja në rrugët e Athinës mbeti i lënduar një këmbësor si dhe një nga oficerët e policisë.

Video e ndjekjes së shqiptarit nga forcat e policisë greke:

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese