Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Manjati 92 vjeçar Rupert Murdoch drejt altarit për herë të pestë: Kjo do të jetë e fundit

Lajme të ngjashëm

Manjati mediatik Rupert Murdoch po përgatitet për t’u martuar për herë të pestë.  Pak ditë më parë ai ka njoftuar fejesën e tij me partneren e tij Ann Lesley Smith, 66 vjeç, me të cilën u takua në shtator në një event në Kaliforni.

Takimi me Anne-Leslie Smith ka hapur një kapitull të ri në jetën e sipërmarrësit.

“Kisha frikë të dashurohesha, por e dija se kjo do të ishte e fundit. Më mirë të jetë. Jam i lumtur”, tha biznesmeni për NeëYork Post.

Themeluesi i News Crop e propozoi Lesley me një unazë diamanti, ndërsa kanë thënë se ceremoninë e martesës dëshirojnë të bëjnë në fund të verës.

“Ne të dy presim me padurim të kalojmë gjysmën e dytë të jetës sonë së bashku,” tha Murdoch, i cili ka gjashtë fëmijë nga tre martesat e tij të para.

Theksojmë se më herët Murdoch kishte patur katër martesa: një me stjuardesën australiane Patricia Booker, gazetaren me origjinë skoceze Anna Mann dhe sipërmarrësen me origjinë kineze Wendi Deng.

Më shumë