Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Manjani thotë se ka krizë lidershipi alternativ: Ramës t’i themi PUNË TË MBARË! I vetëm përballë të gjithëve, me dy mandate dhe skandale fitoi…(E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komenton rezultatin e deritanishëm në zgjedhje, dhe ndonëse bën thirrje që të priten shifrat përfundimtare, nuk e kursen një analizë të situatës.

Manjani e vlerëson fitoren e tretë të Ramës, nëse konfirmohet, ai thotë se Rama është “udhëheqësi i duhur politik” pasi ia ka dalë që i vetëm, pas dy mandatesh dhe me një seri skandalesh të fitojë.

Ai thotë se Ramës “duhet t’i themi pa asnjë kompleks punë të mbarë”. Por sipas Manjanit, një nga arsyet e mëdha të këtij rezultati është “kriza për lidership alternativ”. Ai e mbyll shkrimin me thirrjen për nevojën e një analize të thellë për gjetjen e shkaqeve të humbjes.

Shkrimi i plotë i Manjanit:

Po daleni o të uruar! 

Të mbarojë numërimi dhe pastaj të gjejmë ç’u bë? Kush e bëri e kush nuk e bëri?

Nëse konfirmohet Edi Rama në pushtet le ti themi pa asnjë kompleks PUNË TË MBARË!

Nëse e fiton, e meriton!

I vetëm përballë të gjithëve, me dy mandate politike konsum, me një seri skandalesh hyn në zgjedhje me pjesmarrje të lartë dhe fiton, pa dyshim që është udhëheqësi i duhur politik. Edhe nëse pas numërimit i bien ca pikë, prap llogjika mbetet.

Kjo nuk e bën shtetar të mirë detyrimisht, por udhëheqës politik të zotë. Besoj se fitoren, nëse e arrin këtë radhë do ta ketë më të bukurën e karrierës së Tij politike.

Tani, ju që nxitoni të gjeni shkaqet e qëndrimit të Ramës në pushtet, u sugjeroj të mos nxitoheni sepse rezultati, kur të dalë, duhet përtypur mirë e mirë. Duhet lexuar çdo gjë me kujdes, ftohtësi dhe largpamësi. Asgjë e mirë nuk vjen nga leximi nervoz apo emocional.

Nuk janë vetëm listat, as koalicionet, as shitblerja, as dhuna shtetërore, as LSI për PD-istët dhe PD për LSI-tët. Nuk janë as vetëm votat e pavlefshme, aq më pak Celibashi. As sondazhet apo exitpollet. JO!

Janë pak nga të gjitha, por në radhë të parë jemi para një krize leadershipi alternativ. Nuk dua aspak të filloj gjykimin e askujt në krye të opozitës, por ky është problemi real që kemi në politike.

Partitë e mbyllura janë problem i madh. Nuk dua të fajsoj aspak kandidatët, por mënyrën e të bërit politikë në këtë vend.

Nesje, është shumë shpejt për analiza, por kush e bën ftohtë këtë analizë, do jetë më i dobishëm për veten dhe për sistemin politik.

Ndaj, të presim! Të mbarojë numërimi se kush e di çkanë kutitë ende. 😉

Pastaj duhet një vlerësim i ftohtë i gjendjes ku jemi, për të ndërtuar diçka të mirë për të ardhmen.

Kemi kohë!

Ndaj të mos nxitohemi me konkluzione të pamatura. Aq më tepër pa mbaruar numërimi.

Dhe një gjë të fundit, këtë analizë nuk do na e bëje as ODIHR e as ambasadat e huaja. Duhet ta bëjmë vetëëëëëë!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img