Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka takuar sot gjatë një vizite në Strasburg, kreun e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.
Manjan është njohur me veprimtarinë e Komisionit të Venecias dhe ka vlerësuar impenjimin e madh të këtij komisioni në Reformën në Drejtësi. Ministri i Drejtësisë tha se është e nevojshme të forcohen marrëdhëniet dhe të rritet bashkëpunimi me Komisionin e Venecias.