Hapësire reklamuese

Aktualitet

Manjani shkarkon kancelaren e Apelit në Durrës

Shkruar nga Newsbomb

Pak orë pasi Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “arrest në burg”, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shkarkuar nga detyra kancelaren e Apelit në Durrës.

Shtetasja me inicialet S.M akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv” duke manipuluar shortin e gjyqtarëve kundrejt rryshfetit. Dyshohet se në shumë procese gjyqësore ajo caktonte gjyqtarët që dëshironte, duke marrë para prej gjyqtarëve apo edhe prej vetë palëve në gjyq.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.