Hapësire reklamuese

Politikë

Manjani shkarkon drejtorin e burgut të Sarandës

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dhënë urdhër për shkarkimin e drejtori të burgut në Sarandë, Arqile Vaso.

Shkarkimi i drejtorit Arqile Vaso është urdhëruar për shkak të mospërmbushjes së detyrave dhe menaxhim jo të duhur të burimeve njerëzore pas inspektimit në këtë institucion.

Ky është shkarkimi i tretë pas drejtorit të burgut në Korçë dhe atij të Bënçës në Tepelenë për abuzim me detyrën. Ndërsa vetëm pak ditë më parë da dorëheqjen drejtori i burgut 313 në kryeqytet pasi rezultoi i dënuar më parë për prishje të qetësisë publike. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu