Hapësire reklamuese

Politikë

Manjani me prokurorët për ‘Drejtësinë’: Vetëm banori i shtëpisë e di ku i pikon çatia

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka qenë i pranishëm në takimin e organizuar nga Unioni i Prokurorëve për reformën në drejtësi.

Duke e konsideruar takimin si të domosdoshëm, Manjani u shpreh se reforma e drejtësisë është reforma më e thellë e shtetformimit dhe kjo kërkon përfshirjen e të gjithë aktorëve. Sipas ministrit, çatia e shtëpisë duhet të rregullohet nga banorët e saj, pasi ata e dinë ku ajo pikon.

“Është një organizim i domosdoshëm dhe shumë i veçantë pasi momenti është i veçantë. Kjo është refoma më e thellë e shtetformimit. Këtë reformë duhet ta bëjmë bashkë. Pikpamja ime është që çatinë e shtëpisë ta rregullojë banori i shtëpisë, sepse vetëm ai e di ku pikon. Është shumë e rëndësishme që ne të ndërmarrim hapat e duhura, veprimet e duhura në kohën e duhur”, tha Manjani.

Ministri i Drejtësisë ka shprehur edhe njëherë tjetër mbështetjen e tij ndaj prokurorëve që vahzdojnë punën në zbatim të ligjit, ndërsa e ka konsideruar organin e akuzës si më të rëndësishmin e kësaj reforme.

“Ndërkohë ju jeni në detyrë. Ju përditë firmosni urdhër arresti, akuza, jeni në përballje me kriminelë. Nuk dua të hyjë në retorikë publike për sa kohë i kryeni detyrat. Kam shprehur gjithnjë mbështetjen për prokurorët e këtij vendi që vazhdojnë të kryejnë detyrën sipas ligjit. Ne na duhet një prokuror aktiv që të jetë zot i çështjeve dhe jo të hyjmë në piramdiënku më pas çështja përfundon në gazetë. Ky nuk është faji juaj por është faji i sistemit që kemi zgjedhur, që të jemi të sinqertë në shoqërinë tonë nuk funksionon. Ndërkohë nuk keni pse t’i vendosni vetes afate që në filan kohë do të ndodh një gjë. Ftesa ime ka qenë e qartë, zbardhni dosje të çdo zyrtari që abuzon. Nëse prokurori stepet përpara abuzuesit, kjo reformë nuk bëhet. Bashkarisht duhet të ndërtojmë sistemin, ta qeim, ta kopsisim, që të mos na rrjedhë gjë”, tha ai.

Manjani kërkoi nga prokurorët që të ndëshkojnë krimin si në zyrat e shtetit ashtu edhe në rrugë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu