Hapësire reklamuese

Politikë

Manjani kundërshton Kryemadhin për “dështimin” e LSI: Gabimet euforike të drejtuesve çuan në dështim

Shkruar nga Newsbomb
Manjani kundërshton Kryemadhin për “dështimin” e LSI:

Ylli Manjani, një ish-zyrtar i LSI në komentet e bëra për mospërfaqësimin siç duhet të 107 mijë votave që mori kjo parti, thotë se e gjitha ndodhi për shkak të gabimeve të drejtuesve, që duhet të reflektojnë.

Manjani shigjeton Monika Kryemadhin për humbjen, edhe pse thotë se nuk po analizon për ndonjë dorëheqje të mundshme brenda partisë. Por thotë se nuk është argument mospjesmarrja në zgjedhjet lokale, se me këtë logjikë I bie që PD duhet të kishte dalë shumë keq me vota, por ndërkohë PD doli mirë edhe pse nuk ishte pjesë e pushtetit vendor.

Komenti i plotë i Ylli Manjanit:

107 000 votat e LSI janë pa asnjë dyshim më të pa përfaqësuarat në Parlamentin e ardhshëm. Duhet të përfaqësoheshin nga 10 deputetë, në fakt përfaqësohen nga 4.

E padrejtë sa më ska!

Por drejtuesit e LSI duhet të lexojnë drejt vullnetin e atyre 107 000 votuesve, para se të kërkojnë arsye përse nuk pati më shumë votues sesa kaq.

Keqleximi i vullnetit të votuesit është premisë për ta thelluar gabimin. 

Qartësisht 107 000 votues u paraqitën për të botuar LSI, me idenë që rregjimi duhet të bjerë.  Nëse nuk ra, kjo nuk ndodhi për shkak të tyre, por të gabimeve euforike të drejtuesve. Fatal ishte rrefuzimi i listës së përbashkët.

Të kupohemi, nuk i kërkoj dorëheqje askujt. Skam as interes e as motiv ta kërkoj. Por po lexoj faktet.

Teza që "meqë nuk hymë në zgjedhje lokale u ndëshkuam" është justifikim i hidhur. Dmth po pranojnë se duhet pushtet për të fituar vota!!!

Bravo! Fiks këtë akuzë i formulojnë Ramës...

Nga ana tjetër, po të ishte kështu, PD duhet të kishte rrjedhje katastrofike votash. Në fakt ajo pati ngritje, pa asnjë gram pushteti. Asëll, asëll edhe në atë pak pushtet lokal që i mbeti në tavolinë në Shkodër, PD nuk performoi aq mirë sa çpritej.

Pra po të duash të bësh politikë votohesh më shumë dhe më ndershmërisht sesa kur josh votën me pushtet. Ndaj duhet pak ftohtësi e arsyetim i shëndetshëm, jo reagim nervoz. Mbi të gjitha LSI duhet të respektojë ato 107 000 votues. Gjykoj se ata janë pjesë e rezistencës, jo inatit me të...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu