
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar fletëthirrjen e Prokurorisë, dërguar anëtarit të Komisionit Pavarur të Kualifikimit (KPK) Lulzim Hamitaj. Hamitaj u denoncua nga Partia Demokratike se ka falsifikuar certifikatën e gjuhës angleze.
Në shkrimin e tij, Manjani shprehet se Hamitaj thirret për të dhënë shpjegime nga Prokuroria që do të vetohet (hetohet) prej tij, ndërsa e quan atë një karagjozë me mandat Kushtetues dhe me bekim ambasadash.
Por në postimin e Ylli Manjanit ka komentuar dhe ish-prokurori i Apelit, Gentian Trenova, i cili u shkarkua nga KPK me arsyetimin se nuk përmbushte dy nga tre kriteret për të qëndruar në detyrë.
‘Pas procesit te vetingut te gjithe anetaret e KPK do shkojne per ndjekie penale. Ndoshta me LH po e fillojne me heret’, ka shkruar ish-prokurori.