Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Manjani: Gjyqtarëve u kërkohet të marrin një vendim që nuk merret për Berishën

Shkruar nga Newsbomb
Manjani: Gjyqtarëve u kërkohet të marrin një vendim që

Avokati dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shprehur mbrëmjen e sotme se gjyqtarët që kanë në dorë rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha, janë nën presion të jashtëzakonshëm sepse u kërkohet të marrin një vendim që nuk mund të merret.

I ftuar në Euronews, ai theksoi se gjyqtarët duhet të kenë "këllqe" që të rrëzojnë një kërkesë të prokurorit për masë më të fortë sigurimi. SPAK ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme që Sali Berisha të dërgohet në "Arrest në shtëpi" dhe të mbikëqyret 24 orë me polici.

“Kjo është një histori që u ka mbetur në derë atyre. Unë kam një keqardhje për gjyqtarët atje, sepse ata janë në një presion të jashtëzakonshëm, u kërkohet që të marrin një vendim që nuk merret. Që të rrëzojnë kërkesën e prokurorit do këllqe. Ata janë prokurorët e Amerikës, të Europës, të Ramës, të Bidenit dhe vetëm të Shqipërisë nuk janë.

Janë edhe shqiptarët pastaj që thonë t’ja marrim lopën tjetrit. 60 % e të izoluarve e sot janë në paraburgim pa vendim gjykate. Cilido që ka dy pare mend në kokë dhe do të kuptojë se çfarë ka ndodhur me Reformën në Drejtësi, të shikojë burgjet, 60 % e të burgosurve janë në paraburgim pa vendim gjykate.

Pse është bërë paraburgimi masë burgimi? Sepse ka thënë Rama burg, burg, burg. Nga 5,200 persona që janë sot në burgje, 3,100 janë të paraburgosur, në shifër zyrtare. Kjo është shumë më e rëndë sesa personi Sali Berisha dhe Edi Rama. Është dështim i bukur, sepse populli shqiptar i do të gjithë në burg”, tha Manjani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese