Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
4.6kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
27 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
26 °
E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Manja thirrje SPAK-ut: Hetoni Berishën për vrasjet në Bulevard dhe për Gërdecin, në “sitë” edhe pasurinë e Shkëlzenit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar gjatë  konferencës “Drejtësia në kohë sfidash” se qeveria kërkon që të bëhet drejtësi e barabartë për të gjithë përpara ligjit.

Në fjalën e tij, Manja tha se drejtësia e re duhet të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha për për vrasjen në Bulevard, Gërdecin dhe kompleksin Partizani, si dhe të hëtojë pasuritë e djalit të tij, Shkëlzen Berisha.

Këto deklarata të forta ministri Manja i bëri gjatë konferencës së sotme të KLGJ, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cila tha se drejtësia s’mund të funksionojë me urdhra apo porosi.

Ulsi Manja: Ne po kërkojmë drejtësi të barabartë.Unë po iu flas në emër të gjithëve, të një force politike që është vendosur nën anën e drejtëisë dhe duke u bërë garante në reformën në drejtësi. Por ne nuk mund ta kemi më gojën për të thënë bravo sepse u bënë 5 vite që vetingu nxjerr nga sistemi njerëz të korruptuar dhe ne presim.

Drejtësia e re të hetojë Berishën për vrasjen në Bulevard, Gërdecin dhe kompleksin Partizani. Të hetojë pasurinë e djalit të tij. Kërkoj Drejtësi të barabartë për të gjithë, flas në emër të PS, që ka hapur derën për të kapur të madh e të vogël.Shqiptarët meritojnë  të dinë , ne nuk do të ndërhyjmë vendimet e drejtësië, por ne nuk jemi shurdhë apo të verbër. Ne do të kërkojmë drejtësi të barabartë para ligjit. Ne këtë po kërkojmë këtë nga drejtësia e re, por edhe shqiptarët këtë po kërkojnë. Ne do t’iu mbështesim në rrugën drejt drejtësisë së re.

Më herët kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme për të çuar përpara drejtësië presidentin e vendit Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img