Hapësire reklamuese

Politikë

Manja takon Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken: Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për jetëzimin e reformës në drejtësi

Shkruar nga Newsbomb
Manja takon Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken: Mirënjohje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës së tij në SHBA.

“I shpreha Sekretarit Blinken mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara në vendosjen dhe konsolidimin e themeleve të shtetit të së drejtës dhe jetëzimit të reformës në drejtësi në Shqipëri”, shprehet ministri Manja, i cili ndodhet në SHBA në një vizitë disa ditore sëbashku me ligjvënës të tjerë shqiptarë.

“Në përmbyllje të një jave të suksesshme takimesh në Uashington, pata kënaqësinë e veçantë të takoj Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe bashkëshorten e tij, Znj. Evan Ryan.

Në këtë takim i shpreha Sekretarit Blinken mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara në vendosjen dhe konsolidimin e themeleve të shtetit të së drejtës dhe jetëzimit të reformës në drejtësi në Shqipëri”, shprehet Manja në një reagim në rrjetet sociale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll