Hapësire reklamuese

Politikë

Manja paralajmëron rishikim të ligjit: Të ndëshkojmë ashpër krimin online

Shkruar nga Newsbomb
Manja paralajmëron rishikim të ligjit: Të ndëshkojmë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, paralajmëron rishikim të ligjit për krimin online, pas rastit tragjik të Bedrie Lokës, nënëns së katër fëmijëve që i dha fund jetës dyshohet pas bullizimit në rrjetin social Tik Tok.

Manja thotë se shoqëria duhet të reagojë fort kundër krimit dhe bullizmit online, duke filluar nga fëmijët dhe familjet e secilit prej nesh, për të mos pritur viktimën e radhës.

"[...] si shtet do të na duhet të rishikojmë ligjet tona dhe të mos tolerojmë zbatimin e tyre, për të ndëshkuar ashpër këtë formë të krimit online që po vret përditë pak e nga pak pa u ndëshkuar askush", shkruan ministri i Drejtësisë.

Lexo edhe: Gruaja e vetëvrarë në Durrës dyshohet se dhunohej, burri sapo ishte liruar nga burgu

Reagimi i plotë i Ulsi Manjës:

Ndihem i tronditur nga humbja e një jete nëne për shkak të sjelljeve të dobëta në rrjetet sociale. Si shoqëri, duhet të reagojmë fort kundër krimit dhe bullizmit online, duke filluar nga fëmijët dhe familjet tona për të mos pritur viktimën e rradhës pas Bedrie Lokës, si shtet do të na duhet të rishikojmë ligjet tona dhe të mos tolerojmë zbatimin e tyre, për të ndëshkuar ashpër këtë formë të krimit online që po vret përditë pak e nga pak pa u ndëshkuar askush.

Është koha për t’u bashkuar, për t’u përballur me sfidat dhe të kërkojmë drejtësi. Zero tolerancë për sjelljet e dëmshme në botën digjitale! Bashkë për një shoqëri të sigurtë dhe të drejtë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese