Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
19 °
Pre
19 °
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
14 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Mandati i Tahirit, deputeti i PS-së tregon provat sekrete të Prokurorisë në mbledhjen me dyer të mbyllura

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, njëkohësisht anëtar i Këshillit për Mandatet, i ftuar në televizionin “News 24”, ka folur për atë që ka ndodhur sot në Kuvend.

Manja tha se ishte shumë i habitur me sjelljen e prokurorëve gjatë mbledhjes së sotme.

Ai shtoi se në momentin kur mbledhja u zhvillua me dyer të mbylluara ai kishte shpresuar në prova të reja nga ana e Prokurorisë, por që për fat të keq nuk ndodhi.

“Pasi mbaroi seanca publike kujtova se në seancën me dyer të mbyllura do na vënë në dispozicion prova. Jam befasuar kur prova që ata kishin ishte një material nga ato 416 faqet e bëra publike në media dhe portale që çuditërisht me firmë e kishte Gent Strazimiri, pra një pjesë të këtij materiali e dispononte deputeti i PD”, tha Ulsi Manja.

Më shumë