Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Mandati i LSI u grabit në tavolinë”, Çela reagon pas vendimit të KAS: Noterizoi masakrën zgjedhore në Berat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për deputet i LSI, Ardit Çela ka reaguar lidhur me vendimin më të fundit të KAS, i cili rrëzoi kërkesën e PD dhe LSI, duke vendosur që nuk ka pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

Çela thotë se KAS noterizoi masakrën zgjedhore, pasi u pa qartë se mandati iu mor LSI në tavolinë, sic thotë ai, iu grabit.

Kandidati i LSI akuzon KAS se nuk shkqyrtoi provat dhe faktet duke u bërë palë me maxhorancën. Vendimmarrjen e KAS e cilësoi si tërësisht politike.  

Deklarata e plotë e Ardit Celës

Komisioni i Ankimit dhe Sanksioneve pranë KQZ, nëpërmjet vendimit të sotëm, vendosi përfundimisht të noterizojë masakrën zgjedhore të kryer në qarkun e Beratit, duke grabitur në tavolinë mandatin e LSI e duke tjetërsuar vullnetin e mijëra votuesve të cilët i rezistuan represionit të pushtetit të bërë njësh me krimin.

Nëpërmjet seancave live, u faktua botërisht pretendimi i LSI-së, nëpërmjet fakteve dhe provave, nëpërmjet procesverbaleve, nëpërmjet librave të protokollit të nënshkruar nga anëtarët socialistë, që në të paktën 24 qëndra votimi në qarkun e Beratit, rezultati është i pavlefshëm.

Nëpërmjet seancave live, u faktua botërisht vepra penale e adminsitratës së KQZ, të cilët futën duart në kutitë e votimit, duke futur dorazi në materialet zgjedhore, pikërisht ato prova të cilat u vërtetuan se nuk ekzistonin, e që vërtetonin masakrën zgjedhore dhe pavlefshmërinë e kutive.

Nëpërmjet seancave live, u faktua se kutitë janë mbushur. U vërtetua se zgjedhjet janë vjedhur.

KAS sot nuk shqyrtoi provat. Nuk shqyrtoi faktet. Nuk tregoi profesionalizem. Ato ishin evidente, ishin me qindra, ishin shumë kokëforte dhe vërtetonin të gjitha pretendimet e LSI. Qindra prova dhe faktet e pasqyruara nga LSI, akte zyrtare, procersverbale të QV, të Grupeve te Numërimit, të ZAZ, duhet të shqyrtoheshin me profesionalizëm, por ndodhi e kundërta. Anëtarët e KAS thjesht u tërhoqën për të marrë një kafë 47 minutëshe, e të marrin një vendim të parafabrikuar nga zyra e Partisë Socialiste, për të deformuar vullnetin e zgjedhësve.

Vendimmarrja politike e KAS, i konsideron kutitë  me më shumë fletë votimi sesa votues,  kuti me standarde të larta zgjedhore. Realisht ato janë kuti të mbushura.

Vendimmarrja politike e KAS, kutitë që dorëzohen me më shumë fletë votimi sesa merren në dorëzim, janë kuti me standarde  zgjedhore. Realisht ato janë kuti të mbushura.

Vendimmarrja politike e KAS, na ktheu sot në standardet më të errëta dhe mediokre të gjykimit.

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të bëjë asnjë hap pas dhe do t’i shkojë deri në fund betejës për të zbardhur të vërtetën dhe për të çuar në vend vullnetin e qytetarëve.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img