Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

“Mandati i dytë u thy në mes nga tërmeti dhe pandemia”, Rama: Unë si i pari i familjes kam bërë çdo gjë, grupi PS është me profile të reja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7c4ebad7528d6b18643bfa1934e30aba

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme po zhvillon një takim ku do të prezantojë emrat që janë përzgjdhur nga përmes platformës ‘deputeti që duam’, emra të cilët do të përfaqësojnë Partinë Socialiste në parlamentin e ardhshëm.

Të pranishëm janë në këtë aktivitet janë edhe Sekretari Përgjithshëm Taulant Balla, Kryetari Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Rama u shpreh se mandati i tij i dytë u thye në “mes” për shkak të tërmetit dhe të pandemisë.

Ndër të tjera kryeministri u shpreh se grupi i PS është i përbërë profile të reja, që mund të bëjnë çdo rol.

“Kjo do tregojë nëse do ecim apo të të ngecim në gropën e asaj politike që na çoi në humnerë. Kemi bërë shumë, shumë më shumë se ata që e kishin këtë detyrë para nesh por skemi bërë sa duhet , pasi ky mandate u thye në mes nga tërmeti dhe pandemia.

Nuk jemi kursyer në përpjekjet tona asnjë ditë. Unë vetë kam bërë çmos në krye të të gjitha përpjekjeve duke vënë mishin dhe shpirtin në këtë detyrë për ta merituar nderin që më keni bërë me besimin që më keni dhënë. Unë vetë, si i pari i familjes, kam bërë cdo gjë. Grupi im është një grup që ka mbajtur probleme të mëdha, momentet e rënies së tensionit kanë qënë të shpeshta dhe të gjata. Grupi ka qënë solid,” tha Rama.

Më shumë

spot_img
spot_img