Mandati i Aqif Rakipit dhe Gledion Rahovicës, KQZ sot merr vendimin

Publikuar tek: politike, më 08:12 03-01-2018 Mandati i Aqif Rakipit dhe Gledion Rahovicës, KQZ sot merr vendimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do vendosë sot për për mandatin e dy deputetëve, Gledjon Rehovica dhe Aqif Rakipi, për të cilët Prokuroria kërkon ndërprerjen e mandateve me akuzën se në Itali janë ndaluar për vjedhje.

Mbledhja pritet të mbahet sot në orën 12.00 me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimeve:

1.    Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Gledjon Rehovica, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

2.    Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Aqif Rakipi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

3.    Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Eduart Kapri, Kryetar i Bashkisë Pogradec, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integriteti t të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

4.    Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Mhill Fufi, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

5.    Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Omer Mamo, ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.​

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013288021087646
array(1) { ["section"]=> string(73) "mandati-i-aqif-rakipit-dhe-gledion-rahovices-kqz-sot-merr-vendimin-105241" }