Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu ka postuar një foto të vaksinatorëve ditën e sotme ku iu bën thirrje qytetarëve të vaksinohen.
Manastirliu iu bën thirrje të gjithë personave mbi 57 vjeç ose atyre që i përkasin grupeve të riskut që të paraqiten në sheshin “Skënderbej” pranë qendrave të vaksinimit, për të marrë dozën e vaksinës kundër Covid-19.
“Me ekipin e vaksinatorëve që në këto momente janë në shërbim të qytetarëve në sheshin Skënderbej, ju ftojmë të gjithëve ju që ende nuk e keni kryer vaksinën dhe jeni mbi 57 vjeç ose i përkisni grupeve të riskut, të paraqiteni pranë qendrave të vaksinimit, për të vijuar këtë proces jetik”, shkruan Manastirrliu në foton që shpërndanë në Facebook.
Prej më shumë se 4 muajsh procesi i vaksinimit u shtri në të gjithë vendin tonë, duke nisur fillimisht me të moshuarit mbi 80 vjeç, bluzat e bardha dhe më pas me grupet e tjera të riskuara.