Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një vizite zyrtare në Itali ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme.
Pas takimit në Vatikan me Kardinal Michael Czerny, drejtues i Ministrisë së Zhvillimit dhe Integrimit Njerëzor në
Vatikan, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, e shoqeruar edhe nga delegacioni Prof. Arben Gjata, Prof. Xheladin Draçinin, Prof. Anila Godo, Prof. Alma Idrizi, Ministrja Manastirliu ka zhvilluar një tjetër takim të frytshëm me Rektorin e Universitetit të Romës Tor Vergata, Prof. Orazio Schillaci për të formalizuar bashkëpunimin në një marrëveshje konkrete me Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.
Ministrja Ogerta Manastirliu, takoi gjithashtu shenjterinë e tij Papa Francesco gjatë audiencës së mbajtur në Vatikan.
Më herët Manastirliu bëri me dije se është arritur të dakordësohet një marrëveshje të re me spitalin pediatrik “Bambino Gesu”, gjatë një takimi me Presidenten e këtij spitali, znj. Mariella Enoc, për një platformë të përbashkët për rritjen e kapaciteteve të mjekëve të specializuar si dhe për mbështetjen e pacientëve të vegjël me sëmundje të rralla.