Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Manastirliu tregon nëse ka vdekur dikush pas marrjes së vaksinës: Kush ka bërë Pfizer, 80% kanë pasur mpirje krahu, vdekje JO!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar sot në “Opinion” se dy arsyet kryesore pse është ulur kurba e infeksionit është marrja-zbatimi i masave si dhe vaksinimi në popullatë.

Ajo tregoi gjithashtu se qytetarët kanë pasur efekte anësore nga vaksinat, 80% e atyre që bëjnë Pfizer kanë pasur dhimbje dhe mpirje krahu, por jo fatalitete (vdekje).

Lidhur me shpërndarjen e vaksinave, se si përzgjidhen kur injektohen, duke qenë se në vendin tonë aplikohen 4 lloje të ndryshme, Manastirliu tha se qytetarëve iu bëhen ato lloj vaksinash që janë disponible.

Manastirliu: Ulja e kurbës vjen si pasojë e masave të marra dhe numrit të madh të vaksinimeve. Janë 612 mijë vaksinime deri tani. Ne kemi një grup që monitoron efektet anësore. Me Pfizer 80% të rasteve kanë pasur dhimbje krahu. Pasoja nuk kemi patur lidhje shkak pasojë me rastet e fataliteteve. Përsa i përket rasteve të riinfektimeve, ka pasur, por jo shumë. Mbi 130 mijë e kanë kaluar zyrtarisht. Për ritme vaksinimi ne jemi shumë para krahasuar me vendet e rajonit. Tani jemi në fashën mbi 60 vjeç. Kemi grupet e punonjësve të hotelerisë, për ata që punojnë në fasoneri, gazetarët, policët, mësuesit që kanë përfunduar dozën e parë.

Fevziu: Kush merr Sinovac, kush merr Sputnik, kush merr Pfizer apo AstraZeneca.

Manastirliu: Është bërë një shpërndarje kapilare, nuk kemi bërë përzgjedhje. Vaksina është ajo që është disponibël ajo bëhet. Ti shkon te çardra, çfarë të të bjeri atë bën. Kush është me tumore, leucemi etj, duhet të marrin Pfizer, pasi studimet thonë se kjo vaksinë është më efektive te ky grup personash. Është mjeku i famiiljes ai që të drejton për te vaksina, por jo të të thotë se çfarë vaksine. Mjeku që të bën vaksinën nëse ka disponibël të treja llojet e vaksinave, edhe të pyet ose të rekomandon.

Fevziu: Në zonat rurale nuk po bëhen vaksina.

Manastirliu: Po bëhet.

Fevziu: Unë di disa zona që më ankohen për këtë çështje.

Manastirliu: Në Vuno, Dhërmi po e bëjnë të gjithë.

Fevziu: Po se atje ka dhënë urdhër Rama.

Manastirliu: Dy javët në vijim do vendosim nëse do ketë ndryshim masash.

Më shumë

spot_img
spot_img