Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Manastirliu tregon hapat e marrë për sigurimin e vaksinës anti-covid: Janë parapaguar 3.9 mln dollarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

80d12802fb5b7dc694e1b030b22e36c9

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se janë paguar 3.9 milionë dollarë për të siguruar vaksinën kundër koronavirusit.

Gjatë konferencës për gazetarët, Manastirliu tha se janë në bisedime për të siguruar vaksinën dhe në momentin që do të marrin informacionin e nevojshëm do të vendosin për marrjen e vaksinës.

“Qeveria që në krye të herës është angazhuar në disa drejtime për të siguruar në kohë dhe për të patur akses në vaksinën e sigurt në momentin që ajo të bëhet e disponueshme.

Ne kemi realizuar disa hapa. Hapi kryesor është nëpërmjet angazhimit direkt dhe financiarisht me instrumentin e COVAX. Është bërë parapagimi në vlerën 3.9 mln dollarë për të mundësuar në momentin më të parë që të jetë e mundur. Me këtë pagesë Shqipëria është përfshirë në dritaren e parë të negociatave për të aksesuar vaksinën.

Është në një proces negocimi me shumë kompani që janë duke ofertuar përsa i përket procesit të vaksinave. Në një kohë të shpejtë që të kemi informacionin do ta bëjmë me dije.

Jemi duke vlerësuar në disa drejtime, qoftë në disa shtete të BE mundësinë për të aksesuar vaksinën edhe nëpërmjet strukturave të BE, por edhe nëpërmjet vendeve të vetë BE”, tha Manastirliu.

Më shumë

spot_img