Hapësire reklamuese

Politikë

Manastirliu telefonon mjekët shqiptarë në Itali: Infermierët fillojnë punë nesër

Shkruar nga Newsbomb
Ministrja Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me mjekët dhe infermierët shqiptarë që kanë shkuar në Itali për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Një prej mjekëve e informoi ministren se tashmë ata kanë nisur punë, ndërsa infermierët do të nisin nga puna ditën e nesërme. Kjo për shkak se sipas tij, në spitalin ku duhet të fillojnë nga puna, sot mungonte përgjegjësja.

Pjesë nga biseda:

Mjeku: Forca dhe kujdes veten të gjithë ju. Veshja e duhur për të mos rrezikuar veten. Ju jeni krenaria jonë, dhe do të doja që nëpërmjet jush, dhe ekipit tjetër t’ju uroja shumë sukses. Të tregoni profesionalizëm që ju e keni, por jeni aty me një mision

Ministrja: Të ketë një mënyrë komunikimi me mediat, se gjithë kjo situatë super inpenjimi drejt nesh, në përgjithësi është një situatë që me vërtet na duket sikur na jept diçka, por duhet të përqëndrohemi te puna që po bëjmë këtu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.