Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
4.1kmh
20 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Manastirliu takon Tritan Kalon pas largimit nga Komiteti Teknik: Një kafe pune për të ndarë mendime e këshilla

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f5ddb0b1c9e4e0f7b08b14a674511640

Sot mjeku i njohur Tritan Kalo dha dorëheqjen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, vendim që bëri shumë bujë në media dhe në sferën social-politike në vend, pasi vetë Kalo tha se është politika ajo që po i përçan mjekët.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto me Kalon, teksa thotë se janë për një kafe pune për të ndarë mendime e këshilla.

Ajo e falenderon për punën e madhe që ka bërë gjatë këtij viti të vështirë dhe shprehet se ai do të jetë gjithnjë i gatshëm të japë kontributin e tij për shëndetësinë.

Shënimi i plotë i Manastirliut

Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla.

Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik të Ekspertëve, përgjatë një viti sfidues dhe aspak të lehtë të përballjes me pandeminë Covid19.

Prof. Kalo do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.

Bashkë kemi një thirrje: Ju lutemi zbatoni masat.

#Maskën

#Distancën

#Higjienën

#Bashkë do ia dalim!

Dhe në fund po ia huazoj me leje Prof. Kalos, atë shprehjen që përdor gjithmonë: “Together Forever”.

#Krenare
  

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img