Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Manastirliu takon rektorin dhe presidentin e Universitetit të Mjekësisë në Hungari: Folëm për marrëveshje dhe projekte, diploma dhe doktoratura të përbashkëta

Shkruar nga Newsbomb
Manastirliu takon rektorin dhe presidentin e Universitetit të

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim me me profesor Béla Merkely, Rektorin e Universitetit Semmelweis dhe profesor Anthony Radev, President i Universitetit Corvinus të Budapestit në Hungari, në kuadër të vizitës dy ditore të Kreut të Qeverisë, Edi Rama.

Pas takimit, në një prononcim për mediat, Manastirliu tha se u diskutua gjerë e gjatë mbi programet e përbashkëta mes vendeve, lidhur me universitetet mjekësore dhe fushën e mjekësisë në tërësi.

Ministrja e ftoi rektorin e universitetit të mjekësisë në Hungari, që të vizitojë së shpejti universitetin tonë në Tiranë si dhe QSUT-në, për të parë më nga afër situatën dhe se çfarë mund të bëhet në bashkëpunim të ndërsjelltë mes dy palëve.

Ogerta Manastirliu: Sot kemi pasur një takim me profesor Béla Merkely, Rektorin e Universitetit Semmelëeis dhe profesor Anthony Radev, President i Universitetit Corvinus të Budapestit. Kemi diskutuar mbi rrugët e bashkëpunimit jo vetëm në fushën e mjekësisë dhe shëndetësisë, por dhe me programet e përbashkëta dhe do të hedhim hapat e para me Universitetin Mjekësor të Budapestit. Kemi diskutuar për diploma të përbashkëta, por doktoratura të përbashkëta dhe praktika studentore që mund të zhvillohen në Hungari. Kemi premisa të mira që do t’i zhvillojmë së shpejti pasi i kemi bërë ftesë rektorit të universitetit të mjekësisë në Hungary për të bërë një vizitë në Tiranë dhe në QSUT për të ndërtuar një marrëdhënie dhe për bërë një marrëveshje konkrete në fushën e shëndetësisë dhe kërkimeve shkencore në mjëkesi. Do të ngrihen grupe të përbashkëta pune dhe së shpejti do të finalizohet një memorandum mirëkuptimi mes dy palëve për të finalizuar këtë projekt për të cilin ne ishim këtu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll