Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Manastirliu takim me strukturat e Ministrisë së Arsimit: Prioritet kryesor rritja e pagave të mësuesve

Shkruar nga Newsbomb
Manastirliu takim me strukturat e Ministrisë së Arsimit: Prioritet

Ministrja e Arsimit  dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu ka shprehur rëndësinë e rritjeve të pagave të mësuesve duke thënë se do të jetë prioritet absolut.

Manastirliu zhvilloi këtë të hënë një takim me strukturat e Ministrisë së Arsimit, ku në fokus ishin rritja e pagave të mësuesve të cilat do të jenë një prioritet absolut, sipas saj duke iu përgjigjur kështu zhvillimit ekonomik.

Gjithashtu, “një drejtim tjetër i punës së përbashkët do të jetë objektivi për profilizimin e universiteteve, bazuar në zhvillimin rajonal dhe ekonomik, ridizenjimi i kurrikulës universitare, në përputhje me kërkesat e tregut të sektorit publik dhe privat”.

“Do të përqëndrohemi tek arsimi profesional, si lidhja më efektive me tregun e punës, duke i’u përgjigjur zhvillimit ekonomik. Një tjetër drejtim i punës së përbashkët do të jetë objektivi për profilizimin e universiteteve, bazuar në zhvillimin rajonal dhe ekonomik, ridizenjimi i kurrikulës universitare, në përputhje me kërkesat e tregut të sektorit publik dhe privat”, u shpreh ministrja.

Ministrja shton se do “rrisim rolin dhe figurën e mësuesit dhe do t’i mbështesim me edukimin në vazhdim dhe rritjen e pagave”.

Do të rrisim rolin dhe figurën e mësuesit dhe do t’i mbështesim me edukimin në vazhdim dhe rritjen e pagave. Rritja e pagave do të jetë një prioritet absolut”, deklaroi Manastirliu.

© credits facebook.com/OgertaManastirliu

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese