Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Manastirliu shkruan për ndarjen nga jeta të mjekut Gerond Husi: U ka shërbyer mijëra pacientëve, nuk ia doli dot në betejën me Covid-19

Shkruar nga Newsbomb
Ogerta Manastirliu - Gerond Husi

Ministrja Ogerta Manastirliu shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakoshme nga jeta të mjekut të njohur endokrinolog Gerond Husi. Pas disa ditësh betejë me virusin në Stamboll, Husi është ndarë nga jeta sot në moshën 50 vjeçare.

“Dr. Geri do i mungojë të gjithëve, Matildës së tij të dashur dhe fëmijëve, familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që i shërbeu me aq humanizëm”, shkruan ndër të tjera ministrja.

Shënimi i plotë:

E hidhëruar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të dr. Gerond Husit, njeri dhe profesionist i shkëqyer, që nuk ia doli dot në betejën me #covid19.

Dr. Geri i ka shërbyer me mijëra pacientëve në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT, profesionist i rrallë dhe i palodhur në komunikim me pacientët.

Dr. Geri do i mungojë të gjithëve, Matildës së tij të dashur dhe fëmijëve, familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që i shërbeu me aq humanizëm.

U presh në paqe Dr. Geri

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll