Hapësire reklamuese

Aktualitet

Manastirliu raporton shifrat e fundit nga Kuvendi: 24 raste të reja me Covid-19, shkon në 518 numri i të infektuarve

Shkruar nga Newsbomb
Ogerta Manastirliu

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 raste të reja me Covid-19, ku 3 prej tyre janë staf mjekësor, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 518.

Këtë herë shifrat  e 24 orëve të fundit janë bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend.

“Nesër bëjmë 40 ditë që po përballemi me Covid 19, vendimet e marra në kohën e duhur nga qeveria shmangën atë që quhet krizë apo kolaps. Në këtë luftë shembull i përsosur kanë qënë shumica e qytetarëve duke u mbrojtur e duke mos i lënë kohë të na infektonte, ndërsa heronjtë tane janë mjekët, infermierët, epidemiologët, punonjësit e urgjencës kombëtare, i shpreh mirënjohjen. 518 të prekur nga COVID 19 numërohen sot”, tha ministrja.

Ndërkaq më tej ministrja theksoi se gjatë 5 ditëve të fundit nurmi i të shëruarve ka kaluar numrin e të infektuarve.

“Personeli është testuar pa ndërprerje si një grup risku, më pak se 9% e tyre janë prekur, gjysma e tyre janë shëruar. Në dy spitalet COVID 2 është zënë vetëm 14% e kapacitetit. Nuk kemi pasur asnjë mungesë në material mbrojtëse, aparatura dhe respiratorë. Numri i të shëruarave e ka kaluar numrin e të infektuarve aktivë. E di që nuk është koha për bilanc, se lufta nuk ka mbaruar, por në këto 40 ditë nën masa të rrepta kemi arritur të zbusim kurbën epidemike”, shtoi ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu