Manastirliu publikun pamjet ‘PA KOMENT’ nga Shefqet Ndroqi, pacientja: Këta doktorë do më shpëtojnë, do më çojnë te familja

Publikuar tek: aktualitet, më 09:45 14-08-2020 Manastirliu publikun pamjet ‘PA KOMENT’ nga Shefqet Ndroqi, pacientja: Këta doktorë do më shpëtojnë, do më çojnë te familja

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar një video nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’ i cili është shndërruar në COVID 2.

Në pamjet e publikuara duket ekipi i mjekëve i cili u rri te koka pacientëve të prekur të grupmoshave të ndryshme.

“Këta doktorë do më shpëtojnë do më çojnë te familja”, thotë një prej zonjave të shtruara teksa stafi i mjekëve bën apel për kujdes pasi të shtruar janë edhe persona të cilët nuk kanë pasur asnjë problem shëndetësor.

“Vendose Maskën, Ruaj Distancimin, Kujdesu Për Higjienën

Mos rreziko jetën tënde dhe të njerëzve më të dashur! Të gjithë bashkë, t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve”, shkruan Manastirliu.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093629360198975
array(1) { ["section"]=> string(125) "manastirliu-publikun-pamjet-pa-koment-nga-shefqet-ndroqi-pacientja-keta-doktore-do-me-shpetojne-do-me-cojne-te-familja-217090" }