Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Manastirliu publikon video nga Pediatria e re e Elbasanit: Ky investim i shumëpritur do të finalizohet brenda vitit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar sot Elbasanin, ku ka parë nga afër dhe punimet në Pediatrinë e re të qytetit.

Ministrja ka publikuar një video në rrjete sociale, teksa thotë se ky investim modern dhe i shumëpritur nga të gjithë, do të finalizohet brenda vitit 2021.

Manastirliu premtoi një sistem shëndetësor me nivele të larta që së shpejti do të mundësohet në çdo qytet të vendit, pa harruar dhe autonominë në spitale.

Ogerta Manastirliu: Jam e kënaqur se ritmet e investimit po ecin shpejt. Finalizimi do të jetë brenda këtij viti. E meritojnë fëmijët, mjekët dhe qytetarët e Elbasanit. Të tilla modele duhet të zhvillohen në të gjithë vendin. Ne do të ofrojmë kujdes shëndetësor afër vendbanimit. Sistemi publik shëndetësor do të ngrihet në nivelin më të lartë. Do këtë rritje 40% të pagës së mjekëve dhe infermierëve. Do vendoset autonomia spitalore e cila do të aplikohet fillimisht në Spitalin e Fierit, për të vendosur një standart të ri në cilësinë e shërbimit.

Më shumë

spot_img
spot_img