Hapësire reklamuese

Aktualitet

Manastirliu publikon shifrat për vaksinimin masiv: 172.486 doza të kryera që prej fillimit të fushatës

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se janë kryer 172.486 vaksinime që prej fillimit të fushatës.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 17.023 vaksinime në të gjithë vendin. Ndërsa më herët Manastirliu bëri me dije se janë vaksinuar mbi 100,000 gjyshe dhe gjyshër në të gjithë vendin.

Fushata e vaksinimit masiv vijon çdo ditë, ku sot nisi vaksinimi i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit, të cilët morën dozën e parë të vaksinës kineze Sinovac. Doza e dytë do të merret pas një muaji.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll