Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e vaksinimit, ku gjatë ditës së sotme janë vaksinuar 7386 qytetarë.
Ndërkohë që nga fillimi i vaksinimit në vendin tonë, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës 192.882 persona.
Vaksinimi masiv ka filluar pothuajse në çdo qytet të Shqiëprisë, ndërkohë që po përdoren vaksinat Sinovac, AstraZeneca, Sputnik V dhe Pfizer.
