Hapësire reklamuese

Aktualitet

Manastirliu publikon shifrat: 8065 vaksinime ditën e sotme, shkon në mbi 332 mijë numri i imunizimeve në vendin tonë

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrën e vaksinimeve për ditën e sotme, ku 8065 qytetarë kanë marrë vaksinën anti-COVID.

Që nga fillimi i fushatës së imunizimit, në Shqipëri 332.905 qytetarë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Vaksinimi në vendi tonë po bëhet me 4 vaksina të ndryshme: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac. Ditën e sotme në vendin tonë erdhën 50 mijë vaksina të kompanisë AstraZeneca, ndërkohë që pritet që në ditët në vijim të vijnë vaksina të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll