Hapësire reklamuese

Aktualitet

Manastirliu publikon numrin e të vaksinuarve sot, në total mbi 1.2 milionë

Shkruar nga Newsbomb
Manastirliu publikon numrin e të vaksinuarve sot, në total mbi 1.2

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e fundit sa i takon situatës së vaksinimit në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 8879 doza vaksine, duke e çuar në 1.221.640 numrin total të të vaksinuarve që nga fillimi i sezonit.

Të parët ishin bluzat e bardha ata që morën dozën e vaksinës e më pas kategoritë e tjera; të moshuarit, ata me sëmundje kronike, mësuesit, policët, gazetarët e tani në muajin gusht kusho që është mbi 18 vjeç mund ta bëjë dozën e vaksinës anti-covid.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.