Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Manastirliu për vaksinën: Mbi 10 mijë doza do vijnë brenda janarit, po punohet për identifikimin e personave me sëmundje bashkëshoqëruese

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9344127a7e81ad8789fbaa4f317dd157

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në konferencë me Komitetin Teknik të Ekspertëve ka folur sesi do të funksionojë vaksinimi.

Ajo është shprehur se në javën e tretë të janarit pritet që në Shqipëri të mbërrijnë rreth 10 mijë doza nga kompania Pfizer.

Ministrja u shpreh se pas vaksinimit të mjekëvë vijnë të moshuarit në azile, ata mbi moshën 75 vjeç si dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese.

Manastirliu tha se po bëhet një punë për identifikimin e personave me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Ne kemi fillur vaksinimin me mjekët dhe infermierët do vijojm të kemi një vaksinim të kombinuar. Jemi në pritje të dozave të cilat pritet të mbërrijnë në muajin janar nga Pfizer edhe nga parapagimi nga Covax. Jemi në pritje dhe besoj se javën tjetër do të kemi një përgjigje për të mësuar mbi kohën. Kemi shpresa të mira që edhe nga kjo platform ku kemi paguar rreth 4 milion dollarë, të kemi një përgjigje. Janë 500 mijë doza dhe do fillojmë në janar me rreth 30 mijë doza. Shqipëria deri më tani ka siguruar vaksina dhe do të vaksinojë rreth 800 mijë qytetarëe.

Ne jemi besimplotë që kontrata me Pfizer do të zbatohet sipas afateve ku përshkruhet se ardhja do të jetë brenda janarit. Pas mjekëve do të vaksionohen të moshuarit në azile dhe ata mbi 75 vjeç, për ata me sëmundje po bëhet një punë për identifikimin e tyre. Nuk do të ketë një qendër të vaksinimit do kemi qendra të tjera,” tha Manastirliu.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img