Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se janë kryer më shumë se 155 mijë vaksinime anti-covid në Shqipëri, ndërsa ditën e sotme janë kryer 16.617 vaksinime.
Në një postim në Facebook, Manastirliu shprehet se fushata e vaksinimit nuk do të ndalet derisa të jetë vaksinuar edhe qytetari i fundit.
“16.617 vaksinime janë kryer ditën e sotme. Nuk do të ndalemi me fushatën #ShqipëriaBuzëqesh, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar. Më shumë se 155 mijë vaksinime anticovid”, shkruan Manastirliu.

